Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Skandali me ‘Gulf’: Policia i fshehu prokurorisë denoncimet e qytetarëve

Lapsi.al 24 April 2018
Skandali me ‘Gulf’: Policia i fshehu prokurorisë denoncimet e

Çështja e hetimit për mashtrim të administratorit dhe menaxherit të kompanisë “Gulf” merr përmasat e një skandali që ka të bëjë me veprimet e institucioneve shtetërore. Së pari ngjarja nisi me heshtjen e përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për faktin nëse Irakli Svanidze dhe Albano Aliko ishin vënë apo jo në kërkim.

Njoftimin për këtë çështje Policia e Shtetit e dha zyrtarisht vetëm në datën 21 prill, pra një ditë pas kallëzimeve për mashtrim dhe pasi klientë të ndryshëm po përballeshin me mungesë shërbimi për tollonat e shpërndarë nga kompania.

Në datën 21 prill në faqen zyrtare të Policisë, njoftohet se, “në datën 19 prill u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit I.S dhe A.A vjeç 40 e 49, banues në Tiranë, administrator dhe menaxher të një shoqërie private, pasi me anë të mashtrimit, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme lekësh. Nenet 143 e 194 të Kodit Penal".

Për tri ditë me radhë Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar që të ketë marrë nga Policia e Shtetit në dorëzim materialet në fjalë. E kontaktuar nga ResPublica, koordinatorja e Prokurorisë së Tiranës, Lorena Salillari, tha se: materialet në fjalë janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Tiranës në datën 23 prill 2018.

Kjo është një distancë kohore prej katër ditësh që nga momenti kur dy personat u kallëzuan nga qytetarë të ndryshëm. Skandali për këtë sjellje është shumë i madh, pasi pre e mashtrimit kanë rënë edhe kompani të mëdha në tregun e hidrokarbureve dhe madje edhe institucione shtetërore.

Policia ka vënë në ndjekje aktive shtetasin Albano Aliko që në datën 19 prill dhe kjo figuron në sistemin e kalimit me jashtë por ajo ka referuar materialet në Prokurori vetëm në datën 23 prill edhe pse zyrtarisht pretendon se e ka bërë një gjë të tillë më 19 prill raporton Respublika.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI