Flash

Donald Tusk shfaqet më optimist se Rama për çeljen e negociatave

Lapsi.al 24 April 2018
Donald Tusk shfaqet më optimist se Rama për çeljen e

Më pozitiv se kaq, Donald Tusk nuk mund të ishte për punën e qeverisë shqiptare për çeljen e negociatave. Presidenti i Këshillit Europian tejkaloi çdo pritshmëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, qoftë kur iu drejtua personalisht Ramës për t’i garantuar mbështetje, qoftë kur e quajti të mjaftueshme punën e qeverisë për çeljen e negociatave, qoftë kur tha se “ju këtu jeni më europianë se disa europianë të BE-së”, duke iu referuar ekzistencës së harmonisë fetare në vendin tonë.

“Është ëndrra ime personale që shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugë të integrimit që ndoqi edhe vendi im” u shpreh Tusk në konferencën me Ramën, duke përmendur gjithsesi sfida si “shteti i të drejtës, lufta krimit organizuar dhe reforma në drejtësi”.

“Ajo që keni bërë është e mjaftueshme për të çelur negociatat dhe nuk është vetëm mendimi im personal, por sfidë është të binden shtetet anëtare. Procesi do t'i ngjajë më shumë një gare me pengesa sesa një autostrade por është bindje se destinacioni është BE

Edi mund të mbështetesh te unë në këtë proces. Tradicionalisht jam shumë i kujdesshëm kur flas, por jam optimist kur flitet për këtë perspektivë afatgjatë dhe jam optimist edhe për perspektivën afatshkurtër” u shpreh Tusk, që përmendi se 78% e eksporteve shqiptare shkojnë në BE, 3% në Kinë dhe 0 në Rusi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI