Flash

Prangosen tre persona në Vlorë, akuzohen për vjedhje të ndryshme

Lapsi.al 24 April 2018
Prangosen tre persona në Vlorë, akuzohen për vjedhje të

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona për vjedhje të ndryshme në qytetin bregdetar. Sipas policisë në pranga janë vënë Nustret Alizoti, 27 vjeç, Kristo Janko, 23 vjeç dhe Klejvis Mana, 21 vjeç.

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme, konkretisht: Më datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z. dhe më datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P..

Vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.

Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI