Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Kanada, vrau 10 persona në trotuar, arrestohet shoferi i furgonit, i lutet policëve: Më vrisni!

Lapsi.al 24 April 2018
Kanada, vrau 10 persona në trotuar, arrestohet shoferi i furgonit, i lutet

Policia kanadeze po merr në pyetje të dyshuarin që drejtonte një furgon me të cilin u vërsul ndaj këmbësorëve në Toronto, duke vrarë 10 personad he plagosur 15 të tjerë. I dyshuari është identifikuar si 25-vjeçari Alek Minassian dhe policia tha se nuk ishte i njohur nga autoritetet. Minassian kishte marrë një furgon me qira dhe e përdori për të goditur kalimtarë të shumtë, derisa makina u ndal.

Minassian u arrestua pak minuta pas sulmit të përgjakshëm, pas një përballjeje të tensionuar me policinë. Videot e publikuara në rrjet shfaqin të dyshuarin që shtiret sikur ka një armë, duke nxitur agjentin që të hapë zjarr. Por, ky i fundit u tregua mjaft gjakftohtë dhe mundi që të arrestojë të dyshuarin pa përdorur armë, diçka për të cilën ka marrë mjaft përgëzime.

Ndërkohë, hetuesit e Policisë së Torontos thonë se sulmi është qartësisht me dashje, por nuk janë ende të qarta motivet. Hetuesit janë treguar shumë të kursyer me detajet, ndërsa analistët thonë se fakti që i dyshuari nuk njihej nga autoritetet, e bën edhe më të ndërlikuar rastin.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se sulmi tragjik dhe i pakuptimtë i kishte shkaktuar trishtim të madh, ndërsa shtoi se qeveria është pranë viktimave dhe familjeve të tyre.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI