Flash

Veliaj shmang deklaratat për Tahirin: Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë!

Lapsi.al 23 April 2018
Veliaj shmang deklaratat për Tahirin: Nuk e kam dëgjuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njihet për përplasjen e tij të hershme me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri brenda radhëve të Partisë Socialiste. Kur ky i fundit ishte “i fortë” brenda selisë rozë rivaliteti mes tyre binte shpesh në sy.

Sot që Tahiri ka një dosje të hapur në prokuroro, Veliaj është ai që mban pozicionin në krah të kryeministrit Rama. I pyetur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv për deklaratat e fundit të ish-ministrit të Brendshëm dhe mesazhet e koduara me përsëritjen e shprehjeve të Ramës (nuk ka bir nëne dhe bir kurve), Veliaj bën rolin e të paditurit.

“Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua...? Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?” – tha Veliaj.

Veliaj i shmanget edhe pyetjes: “A duhej që parlamenti të lejonte arrestimin e Tahirit?”

“Kam 3 vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision. Unë s’kam parë një gjë të tillë. Të provojë të vërtetën e vet. PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.

Rikthim të Tahirit në PS? Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik” – e mbyll Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë Liri Belishova

Ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare Liri Belishova, një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste. Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komi...

19:35

SHBA shtyn vendimin për Lotarinë Amerikane

Ndërsa qindra mijëra shqiptarë presin përgjigjen e lotarisë amerikane për të cilën kanë aplikuar në muajt tetor-nëntor vjen një njoftim i rëndësishëm nga ambasa...

18:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI