Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Nesër Rama takon kancelaren Merkel dhe deputetin gjerman që "sulmoi"

Lapsi.al 24 April 2018
Nesër Rama takon kancelaren Merkel dhe deputetin gjerman që

Kryeministri Rama nis një vizitë dyditore në Berlin. Momenti kryesor i kësaj vizite do të jetë takimi me Kancelaren Angela Merkel. Biseda do të fokusohet te pritshmëritë për një vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në ditën e dytë, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman, institucioni që do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag.

E veçanta është se ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, ai që ditët e fundit është vënë në qendër të një përplasjeje të re mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryeministrit Rama.

Në fundjavë, Basha akuzonte kreun e Qeverisë se po financonte një fushatë denigruese me shënjestër kreun e Komisionit për Çështjet e Europës në Bundestag. Deklarata e Bashës shkaktoi reagimin e Kryeministrit përmes një postimi në Facebook

Gunther Krischbaum nuk është miku im dhe as nuk hyn ndër dashamirësit e Partisë Socialiste e të qeverisë sonë! Unë nuk jam aspak dakord me opinionin e tij për punën e qeverisë sime dhe këtë ai e di shumë mirë, sepse e ka dëgjuar nga unë, sy më sy dhe jo mbrapa krahëve. Por, zotëria në fjalë ka të gjithë respektin tim për ndihmën që dha kur zotrote bllokoje Reformën në Drejtësi dhe kurrën e kurrës, jo ai po asnjë i huaj i interesuar për Shqipërinë, nuk ka qenë e s’mund të jetë shënjestra e ndonjë sulmi të orkestruar prej meje apo prej Partisë Socialiste. Kurrë!”, - u përgjigj Rama.

Këtë të mërkurë, Kryeministri Rama dhe deputeti gjerman do të jenë ballë për ballë për të përplasur argumentet e tyre.

Të këshilluara

Marko Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës

Sikurse para tre muajve kur krerët e Listës Serbe në Zubin Potok patën kërkuar nga serbët që të mos hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe u kishte rekom...

14:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI