Flash

EMRAT/ Kush janë 11 të pandehurit për rrugën Elbasan-Gjinar

Lapsi.al 24 April 2018
EMRAT/ Kush janë 11 të pandehurit për rrugën Elbasan-Gjinar

Prokuroria e Elbasanit kërkoi dërgimin në gjyq të çështjes së prishjes së rrugës Elbasan-Gjinar, e ndërtuar në vitin 2011 dhe e prishur në vitin 2012.

11 persona dërgohen në gjyq. Mes tyre, edhe dy ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Toma dhe Dashamir Xhika. (emrat poshtë)

Në vitin 2012, rruga u shemb pranë fshatit Shelcan, duke izoluar krejtësisht zonën e Shpatit me rreth 10 mijë banorë.

“Do të vendosim edhe tapetin përfundimtar për të gjithë aksin Gjinar-Elbasan. Do të riinvestohet”, thoshte në 6 shkurt 2015 Dashamir Xhika, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH në atë kohë.

Një devijim i saj në atë kohë mundësoi lëvizjen e banorëve dhe më pas u mundësua një zgjidhje tjetër provizore.

Në rreth 1 km lëvizja e mjeteve vazhdon të bëhet me vështirësi. Probleme ka edhe në disa pjesë të tjera të kësaj rruge, e cila nuk është më shumë se 23 kilometra, ndërsa për sinjalistikë nuk bëhet fjalë në të gjithë gjatësinë e saj.

Bëhet fjalë për rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoreshin për asfalt dhe sinjalistikë.

©LAPSI.AL 

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet për procedimin penal Nr.740, regjistruar datë 11.04.2016, dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve:

1)                  Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2)               Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3)             Rexhep Tarba, Mbikqyrës i punimeve, adminstrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal,

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4)            Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

-           I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

5)            Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal,

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

6)           Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.,

-          E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

-          E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

7)                     Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorise se Sigurimit te Cilesise prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal.

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

8)            Astrit Qafa, Pergjegjes i Sektorit te Kualifikimit prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,

-          I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në       bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal.

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9)                     Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,

-          E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal.

-          E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

10)              Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit,

-             E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal.

-           E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

11)         Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standarteve dhe Normativave prane ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit,

-              I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 - 25 të K.Penal.

-          I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

12)           Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt.K12911201C, me qendër në Elbasan,

-          E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

13)           Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt.J76418907K, me qendër në Tiranë,

-  E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

14)           Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt.K61731002D, me qendër në Tiranë.

E akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër. Në lagjen 'Bahcallëk', një i moshuar që po lëvizte me bicikletë është goditur nga një automjet dhe për pasojë ka g...

16:05

Marko Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës

Sikurse para tre muajve kur krerët e Listës Serbe në Zubin Potok patën kërkuar nga serbët që të mos hyjnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe u kishte rekom...

14:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI