Flash

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

Pse nuk erdhi kryeministri grek Tsipras në Tiranë?, Bushati: “Faji” ishte i presidentit Meta

Lapsi.al 18 April 2018
Pse nuk erdhi kryeministri grek Tsipras në Tiranë?, Bushati:

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati “fajëson” Presidentin e Republikës, Ilir Meta për shtyrjen e vizitës së Kryeministrit grek, Aleksis Tsipras në Tiranë.

Duke folur në Top Show të martën,

ai tha se “Vonesa për dhënien e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit Meta, shtyu takimin mes Ramës dhe Tsiprasit. Për pak ditë do të kemi raundin e parë teknik në Tiranë mes Shqipërisë dhe Greqisë për të pasur dhe dokumentin e partneritetit strategiik mes dy vendeve”, deklaroi Bushati.

Ministri thotë se nëse arrihet një marrëveshje, Greqia mund ta përdorë si shembull për bisedimet me vendet e tjera, fqinje, por këmbëngul se nuk ka asnjë ndërhyrje nga Turqia në Tiranë për të bllokuar marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.

“Mund të shërbejë si precedent për marrëveshjet me Libinë dhe Egjiptin, por nuk na rezulton me Turqnë dhe nuk ka fare interferencë për këtë çëshjte nga Turqia”, thotë ai.

Bushati pranoi se përsa i takon çështjes çame, diferencat mes Tiranës dhe Athinës janë të thella.

“Nuk është çështje për të vendosur në pikëpyetje e integritetin territorial mes dy vendeve. Nuk ka ende një qëndrim të përafruar mes nesh dhe Greqisë për këtë çëshjte, siç me kënaqësi për disa çëshjte të tjera jemi më afër”, thotë ai.

Sa i takon heqjes së ligjit të luftës, kryediplomati shqiptar thotë se ky vendim nuk prek drejtpërdrejtë çështjes e pronësisë së çamëve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI