Flash

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

LE MONDE: Vendi më i varfër në Evropë, 4 milion euro për koncertin e Kanye West

Kanye West, i ndaluar në shumicën e vendeve të Evropës, do të marrë një subvencion prej 4 milionë eurosh për të mbajtur një koncert në Shqipëri. I ndaluar të qëndrojë ose të ngjitet në skenë për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe neonaziste, reperi amerikan pritet të performojë më 11 korrik, në Tiranë. Shumë protestues e akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e përdor këtë aktivitet për t'u shërbyer interesave të tij.

12:46

Komiteti i Helsinkit: Rritja e çmimit të ujit pa konsultim publik

Lapsi.al 17 April 2018
Komiteti i Helsinkit: Rritja e çmimit të ujit pa konsultim publik

Çështja e ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me mënyrën sesi u bë rritja e çmimit të ujit në Tiranë, ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Apelit. Ditët e fundit pranë kësaj gjykate është regjistruar padia që Komiteti ka bërë ndaj Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit.

Por çfarë thuhet në fakt në objektin e padisë dhe cila është zanafilla e saj? Komiteti Shqiptar i Helsinkit pretendon se propozimi për rritjen e çmimit të ujit është bërë duke mos kaluar në hallkën e konsultimit të gjerë publik sikurse e kërkon kuadri ligjor dhe për këtë i ka kërkuar Komisionerit që të shprehet. Ky i fundit ka deklaruar se nuk është në kompetencat e tij.

“Detyrimin e palës së paditur, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të ndryshojë Vendimin nr. 93 dt. 11.10.20 7, mbi deklarimin e moskompetences lidhur me Ankesën nr. 1103 Prot., dt. 11.08.2017, te Komitetit Shqiptar te Helsinkit kundër organit publik, Bashkisë Tiranë me objekt “Ankim lidhur me cenimin e se drejtës për njoftimin dhe konsultimin publik për propozimin për rritjen e çmimit te ujit dhe miratimin e tij nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe propozimin organit publik përgjegjës, Bashkisë Tiranë, të marrë masat administrative ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi, për shkak se Vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm nuk është njoftuar dhe konsultuar sipas ligjit” - thuhet në objektin e padisë.

Palë të treta në çështje janë Enti Rregullator i Ujit, Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Avokatura e Shtetit.

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë e Tiranës, vetëm pak muaj më parë sipas të cilave çmimi i ujit për konsumatorët u rrit 44 %. Sipas tabelave të vendimit, familjarët që jetojnë në Tiranë nga 1 janari 2018 paguajnë 65 lekë/m3 nga 45 lekë/m3 që ishte më herët, institucionet publike paguajnë 140 lekë/m3, ndërsa ato private 155 lekë/m3.

ERRU ka paralajmëruar se ka ende hapësirë për rritje të tarifave të ujit duke vënë theksin tek nevoja për investime në rrjet. Për këtë ky ent ka vendosur të rishikojë metodologjinë e përllogaritjes së tarifave duke e përafruar atë me kostot. /monitor

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI