Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Akuza e fortë e Topallit: Basha, në listëpagesën e Ramës dhe oligarkëve

Lapsi.al 17 April 2018
Akuza e fortë e Topallit: Basha, në listëpagesën e

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i sheh si farsë të Lulzim Bashës, ndryshimet në statutin e partisë. Në një intervistë për Tv Klan, Topalli thotë se thirrja e Kuvendit për të ndryshuar statutin e demokratëve është një mënyrë hileqare nga ana e Bashës për të mbajtur karrigen e kryetarit.

“Jam e kthjellët për qëllimin që Basha ka prej vitesh. S’më bën përshtypje që ai s’vë asnjë nen që do japë dorëheqjen, ai përsëri do ngrihet dhe pse vjedh votat brenda shtëpisë, është dëshpëruese. Është ajo që kam thënë prej kohësh që PD e kanë marrë peng, s’ka rëndësi nëse humbet 1, 2, 3 apo 10 palë zgjedhje, pasi Basha e ka marrë PD si biznes familjar dhe asgjë nuk më zhgënjen.

Është e rëndësishme që Luli të mbajë karrigen, të tjerat s’kanë rëndësi. Është e rëndë që PD që ka lindur si forca për votën e lirë s’ka zgjedhje, vota e proces të drejtë dhe kur vendi po rrëshqet buzë greminës dhe dikush do të mbrojë karrigen e Lulit”.

Topalli e bën përgjegjës Bashën për humbjet e kësaj force ndërsa bën edhe një kauzë të fortë ndaj tij.

“Është qesharake. Është t’ua bësh me hile demokratëve sikur fajin e paska statuti. Për sa kohë Basha është në krye të PD, Rama do jetë rehat në vendin e tij. Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar Ramën, kthimin e opozitës në shinat e saj, s’mund të jetë po një kryetar që është në listëpagesën e Kryeministrit dhe oligarkëve”.

Topalli nuk ka besim edhe të aksioni i opozitës për “mosbindje civile”.

“Të sqarohet çfarë do të thotë “mosbindje civile”, se nuk shkon pjesëmarrja në Parlament dhe “mosbindja civile”, bashkë nuk rrinë. T’u shpjegojë shqiptarëve është për mosbindje civile apo jo, Parlamenti është kthyer në degradim të madh”.

Ish – nënkryetarja e demokratëve refuzon ta njohë Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, ndaj paralajmëron se nuk do të jetë pjesëmarrëse në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet në 28 dhe 29 Prill.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI