Flash

Andi Bushati: Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

LE MONDE: Vendi më i varfër në Evropë, 4 milion euro për koncertin e Kanye West

Kanye West, i ndaluar në shumicën e vendeve të Evropës, do të marrë një subvencion prej 4 milionë eurosh për të mbajtur një koncert në Shqipëri. I ndaluar të qëndrojë ose të ngjitet në skenë për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe neonaziste, reperi amerikan pritet të performojë më 11 korrik, në Tiranë. Shumë protestues e akuzojnë kryeministrin Edi Rama se po e përdor këtë aktivitet për t'u shërbyer interesave të tij.

12:46

Rama në TCH: Opozita nuk ndihmoi në hapjen e negociatave

Lapsi.al 17 April 2018
Rama në TCH: Opozita nuk ndihmoi në hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria mori një provim të vështirë, me gjithë qëndrimin e opozitës, që sipas tij, përgjatë kësaj kohe nuk ka ndihmuar që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave.

“Do të ishte më serioze që “Shqipëria që flet në gjuhë të huaj” të ishte “një Shqipëri” dhe kur flasim me ata nga të cilët presim që të mbështesin Shqipërinë, të flasim si përfaqësues të të njëjtit popull, sepse socialistët dhe demokratët kanë të njëjtin mendim për këtë çështje”, - deklaroi Kryeministri në një intervistë të drejtpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në Top Channel.

Rama nuk flet për afatet e procesit të negociatave.

“Qëllimi i procesit është që të bëjmë Shqipërinë me institucione që mishërojnë vlerat e Europës që ne duam, pastaj anëtarësimi varet nga ne dhe nga Europa vetë. Macron dha një mesazh inkurajues, por kishte në thelb edhe për të thelluar reformat brenda vetë BE-së. Këto dy rrugë paralele një ditë do të kryqëzohen. Ajo që ka rëndësi është që statura e Shqipërisë në sytë e vendeve europiane ka ndryshuar”, shtoi ai.

Kryeministri thotë se një rol të madh në rekomandimin pozitiv të Komisionit ka luajtur reforma në drejtësi, sidomos vettingu.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI