Flash

VETINGU/ Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kandidoi si deputet i G99

Lapsi.al 13 April 2018
VETINGU/ Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kandidoi

Një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që bën vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, ka qenë kandidat për deputet në koalicionin e majtë në vitin 2009, nën siglën e G99.

Nga listat zgjedhore, të publikuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve rezulton se Roland Ilia kërkoi votat e shkodranëve në vitin 2009 kundër qeverisë së Sali Berishës, për partinë e drejtuar nga Erion Veliaj.

http://www2.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-per-kuvend/2009/subjekte/listat_sh.emerore.htm

Ndërmarrja politike rezultoi një dështim, pasi nuk fitoi asnjë deputet.

Siç dihet, ish kreu i G99, Erion Veliaj u zgjodh deputet 4 vjet më vonë nga listat e Partisë Socialiste, ndërsa Roland Ilia zhveshi kostumin e politikanit për të vazhduar punën si avokat dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Ilia u rikthye në jetën publike si kandidat për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit gjatë kohës kur përzgjidheshin juristët për këtë strukturë.

Kaloi filtrat e kuvendit dhe sot është një nga vendimmarrësit e KPK për karrierën e gjykatësve dhe prokurorëve.

Sita e Vetingut rezultoi shumë e imët për dy gjykatësit, Besim Trezhnjeva i Apelit në Durrës dhe Fatos Lulon i Gjykatës Kushtetuese. Janë dy gjykatësit, që u flakën jashtë sistemit të drejtësisë për një arsye të rëndë, siç është mosjustifikimi i pasurisë.

Në ligj parashikohet që gjykatësve dhe prokurorëve do t’i kontrollohet jo vetëm pasuria, por edhe vendimet që kanë dhënë, lidhjet miqësore, dyshimet për të kaluarën etj.

Gjasat janë që sistemi të “pastrohet” nga shumë të korruptuar apo njerëz me integritet të dyshimtë.

Vendimet merren në shkallën e parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një strukturë me 12 anëtarë, të zgjedhur nga parlamenti.

Është ky komision që vlerëson nëse një gjykatës apo prokuror, është i denjë apo jo për “drejtësinë e re”.

Por kush e kontrollon Komisionin?

Pyetja duhet të jetë në mendjen e qindra gjykatësve dhe prokurorëve, por asnjë prej anëtarëve të KPK (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) nuk ka kaluar në një seancë vetingu publike, si kjo që i nënshtrohen gjyqtarët dhe prokurorët.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI