Flash

Flet avokati i të ekzekutuarit me tre plumba, Mario Majollarit: Nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej

Lapsi.al 13 April 2018
Flet avokati i të ekzekutuarit me tre plumba, Mario Majollarit: Nuk ndihej

I ndjerë në rrezik dhe i pambrojtur në vendin e tij, përballë të shkuarës që e përndiqte prej 18 vitesh, Mario Majollari, i riu 28-vjeçar, i cili ra pre e gjakmarrjes, tentoi për një periudhë të gjatë t’i jepte zgjidhje situatës ku ndodhej. Ai ishte i bindur se një ditë, hasmi i krijuar pikërisht prej dorës së babait të tij do të lante gjakun e derdhur vite më parë.

Ndoshta Suedia ishte mundësia e tij për të pasur një jetë të sigurt. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, avokati mbrojtës i të ndjerit, Maravgi Staifo, na tregon tentativat e shumta të Marios për të siguruar azil në Suedi. I tronditur nga lajmi, avokati shprehet se bordi i emigrimit e refuzoi kërkesën e Marios për azil me arsyetimin se të riut mund t’i sigurohej mbrojtje nga autoritetet shqiptare.

“I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi si në rastin e gjakmarrjes. Ai u shpreh se nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte sigurinë në vendin e tij”, - tregoi avokati Maravgi Staifo.

Pas refuzimit të azilit, Mario u përpoq të qëndronte larg Shqipërisë duke shkuar në destinacione të ndryshme për të jetuar si Belgjikë, Gjermani apo Oman. 28-vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në vendit e tij dhe mbrëmjen e 10 prillit, pikërisht poshtë banesës ku jetonte me mamanë dhe të motrën, ai u qëllua me tri plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI