Flash

Del FOTO/ Kush është autori i vrasjes së 28-vjeçarit në Tiranë

Lapsi.al 11 April 2018
Del FOTO/ Kush është autori i vrasjes së 28-vjeçarit

Policia deklaroi se është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjen e Marjo Majollari mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Tiranë. Në kërkim është shpallur Kastriot Gjuzi, (i cili ka mbajtur edhe emrin Petrit Gjuzi), vëllai i Ilir Gjuzit, i cili është vrarë në vitin 2000 nga babai i viktimës. Sipas Panoramës që publikon foton e autorit të krimit dyshohet se krimi është kryer për hakmarrje.

Mario Majollari, 28 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme nga 3 plumba teksa po kthehej në shtëpi. Dyshohet se ai u qëllua me një pistoletë tip “TT”. Sipas të njëjtave burime, 28-vjeçari është qëlluar në kokë dhe në trup dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Atentatorët kanë shfrytëzuar momentin kur në zonë nuk kishte shumë lëvizje. Në rrugicën me ndriçim të dobët nuk ka pasur lëvizje në momentin e krimit, kjo edhe për arsye se në atë moment po luheshin ndeshjet e “Champions League” dhe rrugët ishin të boshatisura, pasi banorët ishin nëpër lokale duke parë ndeshjet. Banorët e zonës u shprehën mbrëmë se kanë dëgjuar vetëm të shtënat dhe nuk kanë parë asgjë.

Autori i krimit, Kastriot Gjuzi

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI