Flash

Ish-gjenerali amerikan i NATO-s në Kosovë: SHBA dhe BE të ndërhyjnë në Ballkan, po rritet influenca ruse

Lapsi.al 11 April 2018
Ish-gjenerali amerikan i NATO-s në Kosovë: SHBA dhe BE të

Ish-komandanti i NATO-s në Kosovë, Wesley K. Clark, paralajmëron BE-në dhe SHBA-në që të reagojnë sa nuk është vonë në Ballkanin Perëndimor, pasi po rritet influenca ruse, turke dhe kineze. Këtë ai e thotë përmes një shkrimi autorial të botuar në prestigjozen ‘The washington’.

“Konfliktet e vazhdueshme politike për natyrën etno-fetare të këtyre vendeve vazhdimisht rrezikojnë të shndërrohen në kriza kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin cak kyç për ndërhyrje nga fuqitë e huaja”, ka shkruar ish-komandanti i NATO-s. Një përzierje e dëmshme e qeverisjes së keqe, e ngecjes ekonomike dhe e institucioneve të dobëta demokratike e ka lënë një pakicë të vogël, por të rëndësishme, pre të rekrutimit nga xhihadistët e dhunshëm. E gjithë kjo e lë rajonin të hapur për shfrytëzim nga organizatat terroriste, dhe për ndërhyrje nga të huajt, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë”, shkruan Clark.

Më tej ish komandanti amerikan shprehet se inercia politike brenda BE-së e ka mbajtur Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Sipas tij Kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij. “Rusët po punojnë për të nxitur ndjenjat anti-BE dhe anti-NATO. Ata po mbështesin grupet ekstremiste (njëri prej të cilëve po hetohet në Bosnjë për aktivitete të dyshuara paramilitare) dhe po shpërndajnë ndihma ushtarake për to. Kremlini gjithashtu u ka hedhur benzinë flakëve të përçarjeve etnike, nëpërmjet fushatave të keqinformimit, që i shtyjnë në konflikt popullatat ortodokse kundër atyre myslimane, duke nxitur qëllimisht tensionet që i ka dhënë shtysë luftërave jugosllave në vitet ’90 të shekullit të kaluar”, shkruan gjenerali Clark.

Në vijim ai thekson se SHBA dhe BE duhet të mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor, me një theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike, në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI