Flash

Taksa për biznesin e vogël/ Lulzim Basha: Rama po favorizon oligarkët!

Lapsi.al 10 April 2018
Taksa për biznesin e vogël/ Lulzim Basha: Rama po favorizon

Lulzim Basha thotë se qëllimi i Edi Ramës për të përfshirë në skemën e TVSH-së bizneset me xhiro deri në 20 milion lekë nuk ka asnjë arsye ekonomike.

Sipas kreut të PD-së, qëllimi i vetëm i këtij vendimi është favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për konçensionin e TVSH-së.

“Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së” shkruan Basha në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Bashës

Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijonë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie.

Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së.

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurencë të ndershme, ku ka drejtësi.

Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike.

Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI