Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Vrasja e të riut sirian në Gjermani, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Lapsi.al 17 March 2018
Vrasja e të riut sirian në Gjermani, mes të arrestuarve edhe

Tre persona kanë rënë në pranga, mes tyre një shqiptar, pasi akuzohen për plagosjen për vdekje të një 23-vjeçari sirian.

Ngjarja në fjalë u shënua në Oberhausen të Gjermanisë, në një internet kafe. Për krimin në fjalë u arrestuan si fillim një adoleshent sirian, dhe më pas një bashkëkombës i tij dhe një 18-vjeçar shqiptar. Këta dy të fundit pasi u morën në pyetje, janë lënë të lirë, ndërsa po hetohen si të dyshuar.

Albinfo.ch. shkruan se një nga 17-vjeçarët sirian pas një sherri verbal qëlloi me thikë, duke i shkaktuar më pas vdekjen bashkëkombësit të tij.

Po ashtu thuhet se në vendin e ngjarjes ka pasur edhe shumë dëshmitarë, të cilët janë arratisur menjëherë pak pas krimit. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

Të këshilluara

Përmbytjet në Shkodër,130 shtëpi nën ujë

Në një përditësim të fundit në lidhje me përmbytjet që kanë prekur qarkun e Shkodrës ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shumta, Ministria e Mbrojtjes njofto...

10:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI