Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nën hetim për pastrim parash

Lapsi.al 17 March 2018
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nën hetim

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është nën hetim për pastrim parash. Lajmi bëhet i ditur nga burime të “Shqiptarja.com”. Ende nuk bëhet me dije se kush është prokurori apo grupi i  prokurorëve që është i  ngarkuar me këtë çështje, pasi burimet janë shumë të rezervuara dhe nuk japin detaje për shkak se çështja është shumë sensitive.

Gjithsesi është konfirmuar se për Llallën është hapur një hetim zyrtar dhe se këto hetime po bëhen me asistencën e parterëve ndërkombëtarë. Para pak kohësh ish-kryeprokurori është shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë vetë Sekretari i  Shtetit Rex Tillerson që firmosi urdhërin që e fuste Llallën në listën e personave të padëshiruar për SHBA.

Kjo u argumentua me faktin se ish-kryeprokurori i Shqipërisë ishte i korruptuar. Tani pas nisjes së hetimeve mësohet se është kërkuar nga amerikanët që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare për të çështjen e hetimit të pasurisë së Adriatik Llallës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI