Flash

Topalli akuza të forta Bashës: Po e kthen PD në biznes të kunatit dhe gruas së tij

Lapsi.al 16 March 2018
Topalli akuza të forta Bashës: Po e kthen PD në biznes të

Jozefina Topalli bën akuza të forta drejt Lulzim Bashës pas propozimit të një grupi deputetësh demokratë për shfuqizimin e 20 shkurtit si datë e përkujtimit të viktimave të komunizmit. Në një intervistë për “Vizion Plus”, ish-deputetja e PD-së thotë se kjo i kujton votat e deputetëve demokratë që votuan Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi.

“Po ta kishte bërë PS dhe po të kisha qenë në parlament, nuk do të kisha lënë që të bëhej seancë plenare. E bën ajo që thotë jam Partia Demokratike, unë realisht do të isha pa fjalë. Por unë nuk mund të them se jam pa fjalë sot pas gjithë këtyre zhvillimeve dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, të cilat prej kohësh kanë lindur dyshimin e madh dhe pikëpyetjen e madhe nëse kjo është PD.

Në fakt jam e pafjalë, momentin që lexova ligjin sigurisht që mu kujtuan votat për Gramoz Ruçin, mu kthye kaseta pas me shpërbërjen e grupit parlamentar, me shkatërrimin e ADN-së së forcës sonë politike, me zhbërjen e ideologjisë së djathtë, me zhbërjen e së djathtës shqiptare nga Lulzim Basha, me sjelljen e tij politike që mund të sillte destabilizim në vendin tonë kur ai nuk pranonte të hynte në zgjedhje” – thotë Topalli.

Ish-numri “2” i PD-së për shumë vite, artikulli i publikuar nga “Mother Jones” duhet sqaruar menjëherë nga vetë kryetari i PD-së, pasi selia blu po tërhiqet në një skandal në të cilin nuk e meriton të jetë.

"A e ka dëmtuar PD historia e kontratave të lobimit? Sigurisht. Shumë. Opozita në thelbin e saj duhet të jetë pushtet moral, dhe pushtet moral do të thotë në radhë të parë të jesh i pastër nga korrupsioni, i pastër nga larja e parave, i pastër në përfaqësimin e atyre që kanë votuar kundër qeverisë; asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur.

E kundërta del nga ajo sa thotë media amerikane, e rihapur nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që unë i kam kërkuar atij që të bëjë qartësi dhe të bëjë transparencë për të mirën e tij por edhe për të mirën e forcës politike, emrin e së cilës ai e ka kapur me zor. Nuk e ka bërë deri tani, sa herë ka folur ka shtuar konfuzionin.

Unë edhe njëherë i bëj thirrje që të bëjë transparencën e plotë, sa janë paratë që ka paguar Lulzim Basha, sa janë paratë për të cilat ka firmosur Lulzim Basha, sa janë paratë të cilat kanë kaluar në of shore, pse kanë kaluar në of shore, cili është burimi i këtyre parave dhe pse nuk përputhen shifrat” – thotë ndër të tjera Topalli.

Në intervistën për Vizion+, Topalli bën akuza edhe për mënyrën si Basha po bën ristrukturimin e partisë me thirrjen e Kuvendit Kombetar.

“Është një fasadë e re, është një farsë, në shkelje statutore, totalisht në shkelje të statutit përsëri të PD, që do të finalizojë përfundimisht spastrimin e kësaj force politike nga të gjithë ata që kanë kontribute dhe investime të jetës së tyre në këtë forcë politike dhe për ta kthyer “të pastër” në një biznes familjar të tij, të kunatit dhe të bashkëshortes së tij”- akuzon Topalli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI