Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Basha flet për kryebashkiakun e Lezhës: Hetimi të mos jetë politik, shpresojmë të dalë i pafajshëm

Lapsi.al 17 March 2018
Basha flet për kryebashkiakun e Lezhës: Hetimi të mos jetë

Lulzim Basha doli sot përmes një deklarate pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj një ditë më parë. Kreu i PD-së kërkoi një hetim të paanshëm dhe uroi që kryebashkiaku i zgjedhur në PD të jetë i pafajshëm.

"Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i panashën", tha Basha.

"Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinëSot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm. Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër", u shpreh kreu i PD.

Në këtë deklaratë kryetari i opozitës shfaqej me deputetë të tjerë të PD-së. Kryebashkiaku i Lezhës u arrestua një ditë më parë bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Shëngjinit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Përmbytjet në Shkodër,130 shtëpi nën ujë

Në një përditësim të fundit në lidhje me përmbytjet që kanë prekur qarkun e Shkodrës ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shumta, Ministria e Mbrojtjes njofto...

10:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI