Flash

Pas takimit me ambasadorët, flet Xhafaj: Prezantuam rezultate në luftën lundër krimit dhe kanabisit

Lapsi.al 13 March 2018
Pas takimit me ambasadorët, flet Xhafaj: Prezantuam rezultate në

Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm, ka zhvilluar një takim me ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë. Në një reagim në Twitter pas takimit, ministri Xhafaj ka dhëne edhe detaje nga takimi, ku shkruan:

“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor. Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët. Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”. – shkruan Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI