Flash

Pasi bashkoi votat për ligjin e policisë, LSI fton Ramën të vazhdojë bashkëpunimin

Lapsi.al 13 March 2018
Pasi bashkoi votat për ligjin e policisë, LSI fton Ramën të

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë sot ftesën e parë kryeministrit Rama për të bashkëpunuar për problemet thelbësore nga të cilat vuajnë sot shqiptarët.

“Pa dallime politike jemi përballë një sfide të madhe të mbijetesës, jo të politikës se ajo do të mbijetojë, por të një brezi që po largohet dhe po ndihet e braktisur. Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre sepse situata që po kalojmë është dramatike”- tha ajo, duke theksuar se Rama nuk po reflekton.

“Nuk reflekton po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por është djallëzore kur nuk i pranon ato. Situata është kaotike, por edhe e pasigurt, për shkak të krimit të organizuar dhe overdozës qeverisëse. Kjo qeveri nuk beson te shqiptarët, ka importuar mendje të ndritura për të qeverisur shqiptarët, por ne i ftojmë të bashkëpunojmë, ashtu si bëmë me ligjin për policinë e shtetit, pa asnjë kompleks e themi këtë se për ne ka shumë rëndësi lufta kundër varfërisë dhe nxjerrja nga varfëria e 200 mijë shqiptarëve”- tha ajo.

Kryemadhi ka kërkuar që të kthehet ligji për taksat, pasi sipas saj, ai dhe nuk është cështje egoje e Ramës, por e mbijetesës së mijëra bizneseve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI