Flash

Paloka: Pse Rama ndryshon nga kryeministrat europianë për kokainën

Lapsi.al 13 March 2018
Paloka: Pse Rama ndryshon nga kryeministrat europianë për

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, hodhi poshtë, paralelet e paraqitura prej Ramës për kapje kokaine me raste të ngjashme në Evropë, të cilat i paraqiti mbrëmë në "Studio e Hapur" me gazetaren Eni Vasili e ku sipas tij, askush nuk akuzon kryeministrat si 'garantë".

Por, Paloka vëren se në asnjë nga këto vende europiane nuk ka prova direkte që i lidhin ministrat e familjarët e kryeministrave me drogën si në Shqipëri.

"Rama u përpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen, - shkruan Paloka në Facebook. - Duke paraqitur raste te tjera, te verteta dhe te sajuara, te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele. Sipas tij, ne asnje vend tjeter, nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges.

Ajo qe Rama nuk iu shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij.

Asnje nga ministrat e Brendshem apo familjaret e kryeministrave te atyre vendeve, nuk jane kapur ne pergjimet dhe vezhgimet e agjencive inteligjente dhe per asnje prej tyre nuk ka prova per lidhje direkte me trafikantet, siç rezultojne per ish-ministrin e Brendshem dhe vellain e kryeministrit shqiptar. Po per kete te fundit, kryeministri yne, vertet nuk ka pare asgje akoma...", përfundon Paloka.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI