Flash

Deputeti i PS kërkon detaje nga lobimi i PD në SHBA, plas gallata për skenarin rus

Lapsi.al 13 March 2018
Deputeti i PS kërkon detaje nga lobimi i PD në SHBA, plas gallata

Akuzat për bashkëpunim të Partisë Demokratike me Rusinë kanë shkaktuar batuta dhe humor në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku raportonte Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Ishte deputeti Alket Hysenaj që kërkoi të dijë nëse ka informacion për lidhjet e PD me Nik Muzin dhe Binatta Trade, pasi sipas tij, numri i kontaktit i kësaj kompania rezulton një klub në Ukrainë. Kaq mjaftoi që në mbledhje të plasnin batutat:

Alket Hysenaj: Keni informacion per lidhjet e partise Demokratike me Nik Muzin dhe Binata Trade.. Nga numri i kontaktit i kesaj kompania, del nje klub ne Ukraine. TOO LOVE Club.. Takime me vajza ukrainase..

Enkelejd Alibeaj: I paske rene numrit per takime me vajza nga Ukraina.

A. HYSENI: Cfare mund te na thoni per keto lidhje mes PD dhe biznesmeneve rus.. Dhe klubeve te nates. Takimeve me vajzat ukrainase.

Oerd Bylykbashi: I paske rene disa here numrit te ukrainaseve.. Jepja edhe Ulsiut.. Ti bjere dhe Ulsiu.

Ulsi Manja: Zoti Dervishi jepni nje pergjigje sepse kjo eshte nje ceshtje qe ka direkt lidhje me te drejten e informimit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI