Flash

'Më keni parë në ndonjë ëndërr', si iu përgjigj sot Rama pyetjes së gazetares (Video)

Lapsi.al 13 March 2018
'Më keni parë në ndonjë ëndërr', si iu

Kryeministri Rama njihet për marrëdhëniet e tij jo të mira me gazetarët. Kështu, diçka të tillë ai e ka reflektuar edhe ditën e sotme në një dalje para gazetarëve.

Ai nuk i kurseu ironitë në këtë në konferencë në qytetin e Elbasanit ku do të mbahet mbledhja dy ditore e Këshillit të ministrave.

Pyetjes së një gazetareje për arrestime të bujshme, ai iu përgjigj se nuk ka bërë lajmërime të tilla dhe se gazetarja duhet të zgjohet nga ëndrra.

Gazetarja: Dje, keni njoftuar arrestime të bujshme. Sot ndodhemi në një kompleks, ku në një nga ambientet e tij kishte një karikaturë me disa peshq të mëdhenj që përbënin kabinetin qeveritar. Ishte surprizë për ju që këta peshq janë pikërisht ministrat e kabinetit tuaj?

Edi Rama: Nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm, se unë nuk lajmëroj arrestime se nuk kam detyrë të arrestoj njerëz. Kështu që, kur të zgjoheni nga ëndrra ku më keni parë që bëj arrestime të mundshme, mund të bëhemi bashkë për një konferencë tjetër shtypi.

Gazetarja: Mandatin e dytë ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht rekrutimet për drejtues të institucioneve. A mund të na thoni se çfarë mënyre rekrutimi keni përdorur për ish deputetin e PD, Mhill Fufi, i cili sot është drejtor i transporteve Laç?

Edi Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet, por do më keni parë në ndonjë ëndërr se unë nuk ndjek rekrutime. Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe janë institucionet që ndjekin të gjitha procedurat. Kështu që, duke qenë se është kohë e freskët, bie edhe shi, por është një shi shumë i pranueshëm, ju sugjeroj një ecje në shi për t'u zgjuar nga gjumi dhe shpresoj që herën tjetër do jeni plotësisht të zgjuar kur të bëjmë konferencën e ardhshme.

https://www.youtube.com/watch?v=yOM9nGMiOX0

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI