Flash

“Nju Jork Tajms” e paralajmëroi në dhjetor. Pse Trump shkarkoi Rex Tillersonin

Lapsi.al 13 March 2018
“Nju Jork Tajms” e paralajmëroi në dhjetor. Pse Trump

Në fakt, kjo lëvizje pritej prej muajsh. Që në dhjetor, Nju Jork Tajms kishte shkruar se Shtëpia e Bardhë kishte një plan në veprim për të zëvendësuar Tillersonin me Pompeon. Marrëdhënia mes Presidentit dhe kreut të diplomacisë në fakt kishte arritur në një pikë shumë të ulët. Të paktën që kur një njeri i brendshëm zbuloi për mediat amerikane, shfryrjen e zemërimit të Tillerson, gjatë një mbledhjeje. Në atë rast ai e kishte quajtur Trumpin “moron”, domethënë idiot. Dhe Presidenti reagoi duke e sfiduar Sekretarin e Shtetit në një test të koeficientit të inteligjencës.

Dallimet në pikëpamje, në nivelin e politikës ndërkombëtare, në fakt kanë qenë shumë. Duke nisur nga Irani dhe Korea e Veriut, Tillerson i ka kërkuar disa herë presidentit të përdorë tone më të zbutura dhe të favorizojë rrugën e negociatave dhe jo atë të përplasjes verbale.

Sekretari i ri i Shtetit konsiderohet një “fajkua”. Nën drejtimin e tij, për shembull, CIA ka deklasifikuar dokumenta që zbulojnë se si Teherani ka mikpritur njerëz të Al Kaedës në të kaluarën. /bota.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI