Flash

Hetimet/ Dentisja Olesia Duka mashtoi biznesmenët me 2 mln €, por nuk ka asnjë lek në bankë

Lapsi.al 13 March 2018
Hetimet/ Dentisja Olesia Duka mashtoi biznesmenët me 2 mln €, por nuk

Emri i saj u bë i njohur pasi ajo, mashtroi disa shtetas me shuma të konsiderueshme parash në vlerën e afro 2 milion euro. Bëhet fjalë për stomatologen Olesia Duka, për të cilën Gjykata e Durrësit ka vendosur sekuestro mbi pasuritë.

Në një dokument të siguruar nga Report TV, i cili është depozituar në gjykatë, prokuroria deklaron se “rrezikshmëria e veprës penale dhe autorit, duke qenë se pronat janë të lira mund të tjetërsohen me anë të transaksioneve të shit-blerjes”.

Pasuritë e sekuestruara deri më tani për llogari të hetimit të nisura ndaj Olesia Dukës janë: Apartament në tiranë zona kadastrale 8380, Apartament në Tiranë zona kadastrale 8310, apartament në lagjen numër 13 në zonën e plazhit në Durrës, apartament i ndodhur në tiranë në zonën kadastrale 5292.

Ndërkohë në llogaritë bankare të Olesia Dukës dhe aktivitetit të saj tregtar klinik dentare e Shëndeti Sh.p.k nuk është gjetur asnjë vlerë monetare. Olesia Duka u prangos më 25 shkurt 2018 nën operacionin e koduar “Zirkon” ndërsa prej atij momneti në policinë e shtetit dhe prokurorinë e Durrësit janë paraqitur mbi 10 persona të cilët kanë bërë kallëzim penal ndaj dentistes, mes të mashtruarve rezulton se është dhe ish shoferi i saj.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI