Flash

Nishani flet për lobimin rus në PD: Stisje për të larguar vëmendjen nga droga

Lapsi.al 13 March 2018
Nishani flet për lobimin rus në PD: Stisje për të larguar

Ish-Presidenti i Republikes, Bujar Nishani i cilëson stisje artificiale dyshimet e ngritura nga revista amerikane “Mother Jones” se kompani ruse kanë financuar për lobim për Partinë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe krijimin e trazirave në Ballkan. Duke folur në një intervistë për Tv Klan mbi këtë çështje, artikullin preferon ta cilësojë një investigim bulevardesk, për të cilin thotë se është kthyer në kauzë nga qeveria shqiptare për të larguar vëmendjen nga situata e krimit, drogës dhe korrupsionit që po kalon vendi dhe njëherazi për të asgjësuar opozitën.

“Është stisje e debatit politik që qeveria kërkon të krijojë një kauzë të re për t’i ikur problemeve si varfëria, azili i shqiptarëve, shkatërrimi i institucioneve, trafiku i drogës nga ai i kanabisit tek ai kokainës, dhe korrupsioni. Është një kauzë që nuk ngjit, sepse Partia Demokratike është lindur për të sjellë produkte pro-euroatlantiste deri në aktin më madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Vet zoti Basha kryenegociatori diplomatik i procesit”.

Ish-Presidenti thotë se lobimi nuk është një fenomen i ri për partitë politike shqiptare dhe si një mekanizëm ligjor të dikton bërjen e transprencës, proces që ai thotë se Partia Demokratike e ka bërë, e që sipas tij do të duhet ta përsërisë përballë akuzave në rritje që vijnë nga qeveria.

“Dokumentet që janë depozituar, komunikimi që është kryer i krijon të gjitha hapësirat për të pasur transparencë. Patjetër që këtë PD dhe zyrtarët e saj duhet ta përsërisin”./Tvklan

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI