Flash

Damian Gjiknuri ia vë fajin reshjeve për përmbytjen e nën-Shkodrës, jo shkarkimeve të HEC-eve

Lapsi.al 7 March 2018
Damian Gjiknuri ia vë fajin reshjeve për përmbytjen e

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri është shprehur se përmbytjet në zonën e nën-Shkodrës nuk janë shkaktuar si pasojë e shkarkimeve të HEC-eve, por nga reshjet e shumta të shirave. Gjiknuri tha se nuk ka qenë dakord as me faturën e përmbytjeve të shkuara që iu ngarkua Korporatës. Kështu, Gjiknuri rreshtohet në të njëjtën linjë me KESH, që pohoi pak a shumë po të njëjtën gjë. Ndërkohë një pjesë e mirë e zonën së nën-Shkodrës ndodhet nën ujë.

“Situata me përmbytjet në Nën-Shkodër jo nga HEC-et por nga reshjet. Kemi një protokoll dhe rregullore të digave qe zbatohet me përpikëri. Dëmshpërblimet banoreve ua kemi bere për përmbytjet e shkuara edhe pse nuk kam qene dakort me ate qe u vendos asokohe pasi ju ngarkua KESH-it. Shkarkimet janë te kontrolluara ne 1400 metër/kub ne sekondë. Janë te detyrueshme pasi jemi përballe prurjeve te shumta qe ka kaskada nga reshjet dhe shkrirja bores. Fierza është ne kuotën 295 metra, mund te lejohet maksimumi deri 296 metra. Prandaj shkarkime do ketë por pa rrezik për përmbytje masive si ne 2010-2011.” – tha Gjiknuri.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI