Flash

Vrasja e Ivanoviç, Serbia i kthen përgjigje Kosovës

Lapsi.al 28 February 2018
Vrasja e Ivanoviç, Serbia i kthen përgjigje Kosovës

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka konfirmuar marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.

“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”- tha Tahiri për Kallxo.com.

Më 9 shkurt Kallxo.com ka raportuar në lidhje me informatat që Ministria e Drejtësisë u ka dorëzuar autoriteteve të Serbisë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovic. Politikani serb, Oliver Ivanovic u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.

Të këshilluara

Maturantët, një provim më pak

Në vitin 2019 maturantët do të zhvillojnë vetëm 1 provim me zgjedhje, jo më 2, siç ka ndodhur që nga viti 2006, kur në sistemin e mesëm arsimor u aplikua për he...

19:04

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI