Flash

Kokaina në Durrës/ Shërbimet britanike raportuan për ngarkesat nga Amerika Latine

Lapsi.al 28 February 2018
Kokaina në Durrës/ Shërbimet britanike raportuan për

Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Durrës ka qenë pjesë e një rrugëkalimi të njohur për shërbimet e huaja. Veç shkrimeve të shumta të mediave të huaja, bandat shqiptare që furnizohen me kokainë nga Amerika Latine përmenden në raportin e NCA, (Agjensia Kombëtare e Krimit) për vitin 2017.

Në pjesën ku fliten për drogën në Britaninë e Madhe, shqiptarët janë të parët që përmenden, si një grupim i fuqishëm, si shtrirë në të gjithë vendin dhe që kanë krijuar lidhje direkte me furnizuesit e kokainës nga Amerika Latine.

“Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil me inluencë brenda krimit të organizuar në Britaninë e Madhe dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm të trafikut të drogës në tregun e kokainës. Kriminelë nga Ballkani po e zgjerojnë rrjetin e tyre të influencës, duke krijuar marrëdhënie me furnizuesit e kokainës nga Amerika Latine. Kërcënimi nga grupet kriminale shqiptare është thelbësor. Londra është qendra e tyre kryesore, por ato janë të shtrirë në të gjithë Britaninë” thuhet në raportin e vitit të kaluar.

Në një shkrim të Evening Standard pak kohë më parë, gazetari i Xhastin Davenport shkroi se NCA, Agjensia Kombëtare e Krimeve “ka dërguar në Shqipëri dy oficerë britanikë që mbledhin informacion për krimin e organizuar, por lidhjet e ngushta familjare e bëjnë të vështirë infiltrimin mes klaneve të drogës”

Në artikull shkruhej se një kontakt nga Shqipëria ka thënë për gazetarin britanik se “Krimi i organizuar shqiptar ka krijuar rrjete të mirëfillta në Europë, në veçanti në Spanjë, në Hollandë, Itali dhe Belgjikë. Ata panë një shans në Britaninë e Madhe dhe janë shtrirë edhe atje për shkak të tregut të madh të kokainës. Shumica e korrierëve të drogës janë emigrant ilegalë, që mbërritën në Britani për një jetë më të mirë dhe kanë paguar 12 mijë paund për t’u futur në Britani. Ata janë në borxh me trafikantët, ndaj bëhen pjesë e rrjeteve të drogës”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI