Flash

Kokaina/ Basha nxjerr dokumentin, 97 ngarkesa nga Kolumbia në Shqipëri

Lapsi.al 28 February 2018
Kokaina/ Basha nxjerr dokumentin, 97 ngarkesa nga Kolumbia në Shqipëri

Kompania "Arbri Garden" rezulton se ka sjellë 97 ngarkesa të tjera nga vendet e Amerikës Latine. Të dhënat rezultojnë nga një kërkim në faqen e internetit Panjiva INC, që raporton mbi trafikun e anijeve dhe tregtisë së mallrave dhe u denoncua nga Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike.

 

"Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij" shkruan Basha në Facebook.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI