Flash

‘Shendet per te gjithe’, inagurohet qendra shëndetësore e Libofshës, përfitojnë 10 mijë banorë

Lapsi.al 28 February 2018
‘Shendet per te gjithe’, inagurohet qendra shëndetësore e

27 Shkurt, Libofshë, Fier- 10 mijë banorët e Libofshës kanë sot një qendër shëndetësore tërësisht të rikonstruktuar, falë investimit me vlerë 75 mijë euro të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nëpërmjet projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Gjatë inagurimit të qendrës shëndetësore të Libofshës merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, ambasadori zvicerian në Tiranë z. Christoph Graf, drejtori i projektit Shendet per te Gjithe dr. Besim Nuri, autoritetet vendore, etj. “Qendra e rehabilituar e Libofshës garanton sot shërbim me standarte, afër vendbanimit për 10 mijë banorët e kësaj zone. Ky është një model i qendrave shëndetësore që duam të shtrijmë në të gjithë vendin me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. Model i integruar i rehabilitimit të infrastrukturës, pajisjes së mjekëve dhe infermierëve me çantat që përmbajnë pajisjet e nevojshme si dhe trajnimi i tyre”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Projekti tashmë i konsoliduar ‘Shëndet për të Gjithë’ ka bërë të mundur të kemi sot 6 qendra model në qarkun e Dibrës dhe Fierit. Ambasadori Graf garantoi vijimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për fuqizimin e kujdesit parësor. “Infrastruktura e mirë dhe investimi në pajisje janë të nevojshme për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, por ky është vetëm fillimi. Faktorët e tjerë për një kujdes shëndetësor cilësor janë trajnimi, njohuritë dhe motivimi i mijëra njerëzve që punojnë si profesionistë të shëndetësisë”, tha ambasadori Graf. 12 qendra të tjera shëndetësore do të rehabilitihen në qarkun e Fierit, Dibrës dhe Tiranës, në kuadër të projektit ‘Shëndet për të Gjithë’, në vijim të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI