Flash

613 kg kokainë/ "Arbër Çekaj dyshohet të ketë lidhje me drejtues të lartë të PS"

Lapsi.al 28 February 2018
613 kg kokainë/ "Arbër Çekaj dyshohet të ketë

Arbër Çekaj dyshohet se ka lidhje me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste. Policia dhe prokuroria janë shumë pranë atyre që quhen 'peshq të mëdhenj'.

Kështu u shpreh gazetarja e "News 24", Klodiana Lala, ndërsa theksoi se ai jetonte shumicën e kohës në Gjermani, dhe atje janë ngritur dyshimet se ai është i përfshirë në trafikun e drogës.

Për të kapur Arbër Çekajn, administratori i kompanisë që porositi ngarkesën me banane ku ishin fshehur 613 kg drogë, policia ka vepruar shpejt edhe pse deri tani nuk është arritur të gjehet.

"Është vepruar shpejt nga policia për të arrestuar edhe administratorn Arbër Çekaj, biznesmen i njohur në disa fusha, në reklama apo veprimtari të ndryshme përveç tregtisë së bananeve, por deri më tani nuk kanë arritur ta gjejnë. Në banesnë e tij në Manzë nuk janë gjetur sende kompromentuese. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani. Pikërisht në Gjermani ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge, por mbeten vetëm dyshime, po ashtu ka dyshime që ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme. Polica dhe prokuroria është shumë pranë atyre që konsiderohen peshqit e mëdhenj, nuk mund të vijë një sasi e tillë pa pasur një mbështetje”,- u shpreh gazetarja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI