Flash

Deputeti i PD rrëzon Berishën për Artur Meçollarin: Kam vlerësim maksimal, nuk kam parë asnjë raport!

Lapsi.al 27 February 2018
Deputeti i PD rrëzon Berishën për Artur Meçollarin: Kam

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, vlerësoi përgatitjen ushtarake të Artur Meçollarit të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjunkshi tha se kur ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk ka parë ndonjë raport të SHIUt se Meçollari ishte spiun.

“Unë nuk kam pasur asnjë informacion në lidhje me largimin e tij nga shërbimi ushtarak. SHIU varej nga ministri i Mbrojtjes dhe nuk kishte lidhje me Shtabin e Përgjithshëm. Unë personalisht nuk mbaj mend që të kem lexuar një raport apo informacion që Artur Meçollari ka bërë shkelje të detyrës apo ka bashkëpunuar me agjentura të huaja. Nuk mund ta them këtë, sepse nuk e disponoj këtë informacion. Por si individ dhe si ushtarak, Artur Meçollari ka vlerësimet e mia maksimale, është overqualified, kanë investuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës jashtëzakonisht për kualifikimin dhe trajnimin e tij”, tha Gjunkshi.

I pyetur nëse sheh paradoks te trajnimi i Meçollarit nga amerikanët dhe akuza për spiunazh, Gjunkshi tha se nuk i komenton dot akuzat.

“Këto nuk janë çështjet e mia, janë çështje të lidershipit që e ka marrë, sepse nga informacionet që kam unë, pas largimit, Meçollari nuk ka bërë një kallëzim në Gjykatë për largim të padrejtë nga puna. Informacion të plotë për largimin e tij nga detyra ka komandanti aktual i Forcave Detare, zoti Ylber Dogjani, i cili ka pasur dokumentacionin e duhur për këtë rast”, tha gjeneral Gjunkshi për Panorama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI