Flash

Aksident në Milot, njëra nga makinat, e ngarkuar me drogë

Lapsi.al 27 February 2018
Aksident në Milot, njëra nga makinat, e ngarkuar me drogë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit. Dy makina janë përplasur teksa kanë qenë duke lëvizur në të njëjtin drejtim, për shkak të prezencës së dëborës në rrugë e cila ka vështirësuar qarkullimin.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e policisë në vendin e ngjarjes ishte njëra prej makinave të aksidentuara, tip "Audi" ka qenë e ngarkuar me drogë. Droga është përhapur në rrugë pas goditjes së "Audit" nga pas prej një tjetër automjeti. Sasia e drogës nuk dihet ende, ndërsa policia pritet të bëjë peshimin e lëndës narkotike.

Nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet. Mësohet se pas aksidentit drejtuesi i "Audi"-t është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin. Aksidenti solli edhe trafik të dendur në Milot, ku radha e automjeteve arriti deri në 3 km.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI