Flash

Del ekspertiza/ Çfarë e shkaktoi aksidentin me 4 viktima në Velipojë

Lapsi.al 26 February 2018
Del ekspertiza/ Çfarë e shkaktoi aksidentin me 4 viktima në

Janë zbuluar detaje nga raporti që kanë hartuar ekspertët e grupit hetimor mbi aksidentin e një jave më parë në aksin Shkodër – Velipojë ku humbi jetën Edmond Preka dhe 3 fëmijët e tij të mitur, 2 vajza dhe një djalë. Nga drafti që kanë dorëzuar ekspertët në prokurori shkruhet se përplasja e mjetit Alfa Romeo ku ndodhej familja Preka me atë Mercedes Benz ku udhëtonin 2 persona të tjerë ka qenë ballore dhe të dyja mjetet me mbi 100 km/orë.

“Asnjë nga drejtuesit dhe pasagjeret e mjeteve qe udhëtonin ne Alfa Romeo dhe në fuoristradën “Mercedes Benz” nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Nëse do të kishin pasur rripin nuk do të kishte pasur këtë bilanc tragjik ai aksident. Mjeti “Alfa” udhëtonte nga Velipoja drejt sektorit ndërsa fuoristrada nga Shkodra drejt Velipojës”, - thotë ekspertiza.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një shpërqendrim i momentit i drejtuesit të mjetit Alfa Romeo. Ky mjet ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur fuoristraden, e cila më pas ka përfunduar mbi bordurën mbrojtëse të rrugës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI