Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Marrëveshja e detit me Greqinë/ “Meçollari cënon sigurinë kombëtare si negociator”

Lapsi.al 26 February 2018
Marrëveshja e detit me Greqinë/ “Meçollari cënon

Pas denoncimit të Sali Berishës, se eksperti detar Artur Meçollari, pjesë e negociatorëve shqiptarë për marrëveshjen e detit me Greqinë, është spiun i agjenturave të huaja, edhe koloneli Ylli Zyla, ish-drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtisë, shprehet se Meçollari cënon sigurinë kombëtare me praninë e tij në delegacion.

“Në cilësinë e ish-drejtorit të SHIU mund t’iu them se emri në fjalë është i papërshtatshëm në grupin e negociatorëve për marrëveshjen e detit me Greqinë. Etika profesionale nuk më lejon të them më tepër, por autoritetet dhe veçanërisht Presidenti i Republikës i ka të gjitha mundësitë të kuptojë papërshtatshmërinë e tij. Pjesëmarrja e tij në komision do të cenonte sigurinë kombëtare, pasi marrëvshje të tilla bëhen një herë në jetë dhe jo çdo ditë”, - u shpreh kolonel Ylli Zyla për Top Channel”.

Ndësa sipas Ministrisë së Jashtme, ushtaraku Artur Meçollari është rekomanduar si njohës shumë i mirë i çështjes, që ka kryer studime në fushën e të drejtës së detit dhe është i pajisur prej 10 vjetësh me certifikatë sigurie NATO Cosmic, që është niveli më i lartë.

Sali Berisha sot për Artur Meçollarin:

“Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negocimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH, të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Mecollari, diçka e kësaj natyre siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike, por politiko-diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korçë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ky përben një superskandal se jam i sigurt që marrëveshja është bazuar ne hartat dhe vizatimet e këtij spiuni qe nuk ka interesa kombëtare, por vetëm interesa te vendit që i shërben” – u shpreh Berisha.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI