Flash

Basha: Kësaj familje Rama i hoqi 30 mijë lek ndihmë ekonomike (VIDEO)

Lapsi.al 26 February 2018
Basha: Kësaj familje Rama i hoqi 30 mijë lek ndihmë ekonomike

Lulzim Basha postoi në Facebook një kronikë që tregon skamjen ku është zhytur familja e një 51-vjeçareje të papunë, me një djalë 12 vjeç që është detyruar të lërë shkollën nga varfëria dhe me një vajzë e cila ka humbur njërën këmbë në aksident.

Përplasjet mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashëspër skemën e ndihmës ekonomike vijojnë ende. Pas deklaratës së kreut të qeverisë për familjet që e kanë përfituar ndihmën ekonomike pa të drejtë gjatë qeverisjes së demokratëve, sipas Ramës, vijnë edhe rastet e sjella nga Basha.

POSTIMI I LULZIM BASHëS: 

Kjo eshte historia e Hyjries 51 vjecare, nje nene kryefamiljare e papune. Djali 12 vjec eshte detyruar te lere shkollen prej varferise. Vajza ka humbur njeren kembe ne aksident dhe jeton ne kushte cnjerezore duke lypur.

Te vetmen te ardhur, ndihmen ekonomike prej 30 mije lekesh ua hoqi Edi Rama.

20 mije familje si kjo e Hyjries jane sot ne meshire te fatit. Edi Rama mashtron sikur i hoqi keto familje per nje grusht abuzuesish, te cilet vete i la ne skemen e ndihmes ekonomike prej 5 vitesh.

E verteta eshte ndryshe: 20 mije familjeve ju eshte hequr buka e femijeve, nderkohe qe vetem per 3 inceneratoret private te Arben Ahmetajt jane planifikuar kete vit plot 2.45 miliarde leke (te reja) nga buxheti i shtetit. Keto para jane baraz me pagesen mesatare vjetore te ndihmes ekonomike per 47 mije familje ne nevoje ekstreme ekonomike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI