Flash

Ndahet nga jeta historiani i estetikës dhe ish-drejtori i Galerisë së Arteve Gëzim Qendro

Lapsi.al 27 February 2018
Ndahet nga jeta historiani i estetikës dhe ish-drejtori i Galerisë

Kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, ish-drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro është ndarë nga jeta sot, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duke shkruar në rrjetin social Facebook:

“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro. Le vepra shume te mira mik! Por edhe na le një boshllëk te madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendësueshëm! Lamtumire!”, - shkruan Kumbaro.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI