Flash

Shqipëria nën pushtetin e dëborës, kjo është situata në disa qarqe deri më tani (Foto)

Lapsi.al 27 February 2018
Shqipëria nën pushtetin e dëborës, kjo është

Qarku i Dibrës është një nga rajonet më të prekura nga reshjet e borës ku nuk mungojnë as problematikat. Mësohet se shumë fshatra janë bllokuar nga bora. Për shkak të bllokimit të rrugëve, janë mbyllur shkollat në disa zona. Po kështu mësohet se mbi 2 mijë minatorë nuk janë paraqitur në punë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë bllokuar njësitë administrative. Ndërkaq bëhet e ditur se 125 familje në Tërnovë të Madhe janë izoluar. Aksi rrugor Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm por me vështirësi.

Edhe qarku i Elbasanit është përfshirë prej disa ditësh nga reshje të dendura dëbore, të cilat gjatë natës kanë pasur intensitet më të madh. Brenda në qytet reshjet e borës, nga ora 03:00-03:30, ndërsa pjesën më të madhe të qarkut e ka zbardhur. Ndërkohë, borë ka rënë edhe brenda në qytetin e Përrenjasit e Librazhdit, duke krijuar kështu probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë-Thanë. Kujtojmë se pas apelit të policisë, në këtë aksi kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Një pjesë e madhe e rrugëve kryesore rurale në fshatrat malorë të bashkive Përrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan janë të pakalueshme. Duke mos mjaftuar kjo situatë, nga moti i keq është dëmtuar rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike, ndërsa probleme shfaqet edhe situata në disa shkolla të fshatrave malore ku nuk zhvillohet dot procesi mësimor.

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta. 5-10 cm dëborë ka rënë në Lezhë, por superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet. E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rruga Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stëblevë.

Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë administrative varjon nga 50 deri në 80 cm. Ka vijuar dhe sot bllokimi i punës në minierat e Zonës D dhe të Martaneshit. Ka edhe ndërprerje të mësimit.

[gallery columns="1" size="large" ids="278483,278484,278485,278486,278487,278488"]

 

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI