Flash

Kërkesa e PD: Ti ndërpresim mandatin prokurorit te zgjedhur në mënyrë antikushtetuese

Lapsi.al 27 February 2018
Kërkesa e PD: Ti ndërpresim mandatin prokurorit te zgjedhur në

Në Komisionin e ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit po shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut. Mbledhje do të bëhet diskutimi nen për nen, në tërësi dhe miratimi i raportit për paraqitjen në seancë plenare.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se seanca e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja Arta Marku ishte një ndër situatat më të paprecedente.

“Jemi ne momentin me te rëndësishëm te vendimmarrjes e cila duhet të përmbledhë dhe përgjegjshmërinë e parlamentit shqiptar. Janë propozime që zgjidhin ngërçin e krijuar. Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur një nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Një antikushtetutshmëri po çon në një antikushtetutshmëri tjetër. Ta vëmë ne shine kushtetuese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejmë Prokurorin e Përgjithshëm ne shinën kushtetuese. Ti ndërpresim mandatin prokurorit te zgjedhur ne mënyrë antikushtetuese . Fillojme nje procedure kushtetuese me veting për të gjithë kandidatët. e zgjedhim prokurorinë ri me shumicën e cilësuar prej 3/5. Sapo Këshilli i Lartë i Prokurorisë te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e përgjithshëm me mandat 7-vjecar”, - tha Bylykbashi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI