Flash

Prokurori italian i Antimafias: Mafia shqiptare në krye të trafikut të drogës në Itali

Lapsi.al 26 February 2018
Prokurori italian i Antimafias: Mafia shqiptare në krye të trafikut

Prokurori Kombëtar italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho ka takuar ditën e sotme kryeprokuroren e përkohshme Arta Markun dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, pas takimeve ai ka folur për grupet kriminale shqiptare.

Sipas tij, ato janë kthyer tashmë në një problem edhe në Itali, pasi kanë arritur të shtrihen gjerësisht dhe të krijojnë lidhje të ngushta me grupet mafioze më të rrezikshme.

“Mafia shqiptare ka aftësi të bashkëpunojë me mafien tonë, kontrollojnë trafikun e drogërave të lehta, por edhe të armëve, së fundmi edhe të kokainës. Hetimet që po zhvillohen në Itali janë të shumta në numër. Ndërsa fillimisht aktivitetin e kanë pasur të përqendruar në zonat bregdetare, tashmë janë përhapur edhe në Italinë Qendrore, por edhe në Veri. Kriminelët shqiptarë kanë aftësi të krijojnë aleanca me krimin tek ne, ndaj edhe duhet të vijojmë koordinimin dhe bashkëpunimin për t’i prerë këto lidhje”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI