Flash

EKIPI I PLOTE/ Dalin emrat e 12 negociatorëve për kufirin detar me Greqinë

Lapsi.al 26 February 2018
EKIPI I PLOTE/ Dalin emrat e 12 negociatorëve për kufirin detar me

Lapsi.al ka siguruar emrat e të gjithë emrat e zyrtarëve që do të negociojnë për kufirin detar. Bashkëkryetarë do të jenë Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare. Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë, Korenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Presidenti Ilir Meta kërkoi më shumë informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në momentin kur u kërkua autorizimi për plotfuqinë. Veç emrave të negociatorëve presidenti kërkoi një specifikim në kërkesën për autorizim, që do të saktësonte edhe qëllimin e negociatave. Lapsi.al mësoi se në kërkesën për plotfuqi shkruhet: “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave detare”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI