E menjëhershme ka qene përgjigja e PD-së, pas fjalës së ministrit xhafaj, i cili u shpreh se do të goditen nga ligji politikanët, si të majta ashtu edhe të djathtë.
Enkelejd Alibeaj, teksa mori fjalën pas tij, i dha përgjigje këtyre deklaratave, duke u shprehur se
“Ca ke bërë për 20 familjet kriminale, 4 klanet mafioze, ca ke brë ku janë, meqë the për imunitetin që s’do bëhej asnjë diskriminim për majtas apo djathtas, ca qëndrimi mbajte ti për Tahirin? Ky është rasti për të treguar sa i mallëngjyer je për Vettingun në polici. Po more po, duhet bërë vetingu po kush ta bëjë, Rama arkitekti i kësaj katrahure? Tahiri? Ku e keni sot, i pari që duhet të kishte kaluar vetingun. Ta bësh ti? Ti që krijove katrahurën e vetingut gjyqësor, ringjalle edhe një herë fantazmat e komunizmit. Je ministër, ke marrë angazhim do duhet të japësh llogari edhe për historinë e tët vëllai. Po ti, pse mos ta kalosh Vettingun, do të të jepte legjitimitet politik? Jeni marrë peng në bagazhin e makinës Audi me targa AA 003 GB (makina e Tahirit qe ia shiti Habilajve)”, - tha Alibeaj.