Flash

Denoncimi i fortë i Berishës: Kryenegociatori i Bushatit me Greqinë spiun qe nuk ka interesa kombëtare

Lapsi.al 26 February 2018
Denoncimi i fortë i Berishës: Kryenegociatori i Bushatit me

Pas publikimit të emrave të zgjedhur nga ministria e Jashtme që do të negociojnë me Greqinë, ka reaguar ish-kryeministri Berisha. Ministri Bushati ia dërgoi sot letrën me emrat e grupit negociator Metës, ndërkohë që Berisha shprehet se një nga emrat në listë, Artur Mecollari, është i larguar nga ushtrua ne vitin 2012.

Berisha është shprehur se ai është një ish-spiun i forcave të Armatosura, që është larguar pas kundërshtimeve të SHISH dhe ushtrisë.

Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negocimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH, të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Mecollari, diçka e kësaj natyre siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar, nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike, por politiko-diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korçë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ky përben një superskandal se jam i sigurt që marrëveshja është bazuar ne hartat dhe vizatimet e këtij spiuni qe nuk ka interesa kombëtare, por vetëm interesa te vendit që i shërben” – u shpreh Berisha.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI