Flash

Rama 'dorëzohet' përballë punëtorëve që duan pagat: Shkoni kapni për fyti pronarin...

Lapsi.al 24 February 2018
Rama 'dorëzohet' përballë punëtorëve që

Punëtorëve të guroreve në Berat, të cilët një ditë më parë protestuan për mungesë të pagave të tyre duke bllokuar aksin Berat-Skrapar, kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar të shkojnë të kapin për fyti pronarin.  Duke folur nga Ura Vajgurore me nismëtarët për mbylljen e guroreve në kodrën e komunitetit si edhe për masat e marra dhe planin e trajtimit të mëtejshëm të guroreve në qarkun Berat e në mbarë Shqipërinë, Rama u ndal edhe në një shqetësim tjetër siç është pikërisht heqja e ndihmës ekonomike për disa familje në nevojë.

“T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë. Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t’i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje. Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh. Ashtu si kundër u them atyre që janë në këmbë, që janë me shëndet, që kanë të gjithë muskujt në dispozicion, mos hajdeni të kërkoni ndihmë ekonomike po shkoni të punoni. Dhe kush thotë ku, u them unë. Janë plot vende pune bosh në fabrika, që nga Skrapari deri në Berat, dhe kudo”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI