Flash

Idrizi sulmon ashpër presidentin grek: Është më shumë se plak i rrjedhur dhe arrogant...

Lapsi.al 24 February 2018
Idrizi sulmon ashpër presidentin grek: Është më shumë

Në protestën e organizuar sot përpara ambasadës greke në Tiranë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, sulmoi ashpër presidentin grek Prokopis Pavlopulos. Idrizi iu referuar vizitës së presidentit grek në Shtabin e Forcave Ajrore në Larisa, ku e cilësoi çështjen çame si “pjesë të mizorive naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Por Idrizi i është kundërpërgjigjur në këtë mënyrë.

“Na ka quajtur kolaboracionistë? E kemi dëgjuar është çështje moshe thonë disa, ka rrjedhur. Por ai është më shumë se plak i rrjedhur dhe arrogant. Ja ku e keni (tregon një foto) nuk është i rrjedhur por irredentist”.

Në vijm kreu i PDIU-së iu drejtua kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras, Idrizi tha se çamët nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por ndjesë, që të mund të falin e dy popujt të jetojnë si miq.

“I bëjmë thirrje popullit grek edhe kryeministrit të Greqisë. Ne nuk kërkojmë shpat të ndryshojmë kufijtë, por ndjesë që të kemi mundësi të falim që dy popujt të jetojnë si dy popuj miq, se ndryshe ne do të jemi për ta kompleksi i Makbethit”,- shtoi ai.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI