Flash

Basha pas deklaratave të Ramës: Qytetarë të Beratit keni punësuar një parazit

Lapsi.al 24 February 2018
Basha pas deklaratave të Ramës: Qytetarë të Beratit keni

Gati i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashës pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Berat, ka reaguar kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ndërsa Rama tha se qeveria nuk do shpenzojë para për asnjë parazit, duke iu referuar skemës së re të ndihmës ekonomike, Basha e quan kryeministrin parazit.

“E mbani mend para 5 vitesh si tha më punësoni që tju punësoj. Pra, qytetarë të Beratit keni punësuar një parazit. Mos e lejoni të luajë me bukën e gojës së fëmijëve tuaj. Ne nuk do i ndahemi kësaj emergjence kombëtare. Përballja do jetë në parlament dhe kudo. Ju bëjmë thirrje atyre që gjenden në nevojë ekstreme të mos i nënshtrohen fatit. Të ngremë zërin dhe të mos pranojmë moton e Edi Ramës ‘sa më shumë ju varfëroj, aq më shumë ju sundoj’. Shumica dërrmuese e këtyre familjeve nuk kanë asnjë mundësi tjetër. Protestat e mëdha dhe të organizuara janë detyra e çdo qytetari. Ne i kemi organizuar, por çdo qytetar duhet të ngrihet për veten e tij. Duke nisur nga ju gazetarët”, - deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI