Flash

'Adriatik Llalla mbajti peng 280 kallëzime penale ndaj zyrtarëve të lartë, iu bëhej presion nga prokurorët të paguanin…'

Lapsi.al 24 February 2018
'Adriatik Llalla mbajti peng 280 kallëzime penale ndaj zyrtarëve

Emisioni “Java” në RTSH solli mbrëmë në vemendje të publikut një fakt skandaloz.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë përgjatë pesë viteve të fundit rreth 280 kallëzime për ndjekje penale të zyrtarëve të ndryshëm, të mesëm e të lartë, që kanë rezultuar me shkelje dhe abuzime gjatë kontrolleve të ushtruara nga ky institucion.

“Statistikat tregojnë se shumica dërmuese e këtyre kallezimeve ose janë shpërfilluar, ose janë mbyllur, ose janë mbajtur pezull nga prokurorë të korruptuar për t’u bërë presion të denoncuarve të paguajnë”, nenvizuan analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

“Prokuroria e Llallës e bëri rrugë injorimin në këtë formë të kallezimeve nga KLSH”, deklaroi gazetari investigativ, Artan Hoxha.

“Lajmi i mirë është se Prokuroria po kthen vëmendjen nga kallezimet e KLSH-së, që nuk janë investigime apo denocime spontane, por të mbeshtetura në audite profesionistesh që paguhen për këtë detyrë, raportet e të cilëve kalojnë në disa shkallë verifikimi para se të zyrtarizohen si kallezime penale.

Po duhet të shohim a është një reagim stinor që ka lidhje me frymën e krijuar nga reforma në drejtësi, apo jemi përpara një zhvillimi të ri kur institucionet e kontrollit, të policisë dhe drejtësisë bashkëpunojnë ngushtë kundër korrupsionit”, tha Preç Zogaj.

Gazetari Lorenc Vangjeli paralajmeroi ndjekjen çdo javë të fatit të kallezimeve konkrete që ka bërë KLSH në organin e Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI